A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?
Kohëve të fundit në disa lajme është përmendur fakti se partitë maqedone, do të kenë vështirësi të arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhjet presidenciale, pa votuesit shqiptarë.
Por, nëse partitë maqedone, pa votuesit shqiptarë, do të kenë vështirësi ta arrijnë pragun e daljes prej 40% në zgjedhje presidenciale, atëherë është e qartë se ato do ta kenë të pamundur ta arrijnë prangun e daljes prej 50%, siç ishte deri pesë vite më parë.
Prandaj pyetja logjike (e pa bërë nga ndonjë gazetar ‘i pavarur’) është: “- Pse partia dhe përfaqësuesit shqiptare në pushtet, pesë vjet më parë, pa asnjë kusht, pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së, që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%?!
A kështu faktorizohet vota e shqiptarëve dhe mbrohet interesi i tyre?, shkruan në profilin e tij në facebook nënkryetari i RDK-së, Artan Dika




