Anketa, në Maqedoni barazohet rejtingu i pushtetit dhe opozitës
Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO dhe LSDM, kanë pothuajse rejting të njëjtë, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet, Një gjë e tillë, e tregojnë rezultatet e anketës për rejtingje partiake për zgjedhjet presidenciale. Ky hulumtim (anketë) u realizua nga periudha kohore 14-18 shkurt të këtij viti, që e realizoi Instituti “Progres”. Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve të anketës në fjalë, për partinë VMRO-DPMNE do të votonin 21,8 për qind (%), ndërsa për LSDM-në 21,3 për qind, për BDI-në 8,1 për qind, për PDSH-në 5,5 për qind kurse për RDK-në 2,2 për qind…, të papërcaktuar janë deklaruar 21 për qind. Hulumtimi i Institutit “Progres”, tregon se në zgjedhje do të dilnin 65,3%. Anketa është realizuar me anë të telefonit, kurse në të janë përfshirë 1.116 qytetarë.







