BBC punëson Llatasin
|
Besim Vejseli
Pas hyrjes së gjigandit mediatik Fox ne Ballkan të njejtin hap ndërmori edhe gjigandi tjeter BBC i cili në fillim tentoi të blente televizionin Alsat-m,por nga bordi tyre mediatik pasi analizuan situaten u verejt se ky televizion është akuzuar nga MPB dhe ASHAV e Zoran Trajcevskit për nxitje ndëretnike,
Gjithashtu gazetaret e ktij televizioni bëjn pyetje shum të komplikuara siç ishte rasti me pyetjen famoze drejtuar ministres Jankullovska “a dot ndërmer masa MPB kundër Llatasit për mbjellje të urrejtjes” gjë e cila nuk u kuptua nga ministresha bile në MPB ende punohet në zbardhjen e pyetjes.
Mirpo dikush nga BBC kishte parashtruar ide gjeniale,pse të harxhohen miliona euro për një TV kur mund për 1 milion e diçka euro të angazhosh Llatasin biznismenin dhe redaktorin me aftësi të pa para propandistike i cili në vendin e tij njihet me nofkën “i buti” apo anglisht TENDERman.
Në fillim kishte skeptik se jepen shum para për të, por kur u vërejten honoraret që kishte mar ai nga qeveria e Maqedonis të gjith mbetën gojhapur,vecanrisht u binden në aftësit e tij kur dëgjuan teoremën matematikore se si një parti duhet të fitoj 62 deputet në parlament dhe si duhet injoruar nacionaliteti tjetër në një shtet.
Kjo gje i hyri në vesh edhe qeveris Britanike që njihet e afert me BBC. Atyre ju duhej një njeri i till që do të fyente Irlandezet e veriut ashtu siç bën Llatasi me Shqiptarët. Nga ata që ferkonin duart ishin edhe te Elektrodistribucionit të Britanis meqë nga fjalimet nacionaliste monologe të tij nëpër lajme,të gjata si skenat në serialet indiane do shikohej më gjat TV dhe faturat e energjis elektrike do te riteshin.
Por Lllatasi kishte një kusht,zyra e tij të jet në ndonjë stadium dhe lokali pa numer,njejt si në Shkup –Градски-стадион б.б – mundësisht me hapsira 5 në 1,kështu ai zgjodhi zyrën në stadiumin Stanford Bridge të Celsit,me von u kuptua se arsyeja pse zgjodhi ktë vend ishte sepse sy stadium njihet për ndriçim te dobët nga reflektorët dhe kështu përmes lidhjeve që do të krijonte vëllau i Llatasit përmes firmës Elektrodoell do te merte tenderin e ndricimit.
Ndjehem shum i lumtur,kjo eshte rezultat i investimit të Vmro Dpmnes. Tek unë,nuk është leht në Maqedoni të maresh 4 banesa dhe të fitosh para nga qeveria ne kuriz të urejtjes dhe fyerjes së shqiptarve-deklaroi Llatas për mediat.
Spekulohet se Llatas nuk do qendroj gjat në Londër, Ai do të udhëheq BBC –dega në Zimbabve ku president është diktatori Robert Mugabe i cili 30 vite zgjedhjet i fiton në stilin 2-1. Në roundin e par humb në të dytin përmbyt rezultatin dhe korr fitore,që njëherit është takuar edhe me kryeministrin Gruevski në vitin 2010.
Mund të supozojm se takim sigurisht përveç shkëmbimit të ideve qeverisëse diktatoriale mund të jep përgjigjen ku strehohen parat e vjedhura apo ndoshta ku do të strehohet vet diktatori në rast të humbjes së zgjedhjeve.











