Demiri: Struga, ka nevojë për kohezion jo për arrogancë
|
Për zhvillimet në Strugë ka reaguar këshilltari i RDK-së në Këshillin komunal, Ardian Demiri. Në reagimin e tij thuhet:
Asnjë kryetar komune në Strugë, nuk duhet të guxojë që të sjellë vendime të rëndësishme për qytetarët e Strugës pa asnjë debat publik dhe pa përpjekje për arritjen e një konsenzusi më të gjërë në zgjedhjen e problemeve të caktuara me palët e prekura dhe të interesuara.
Kjo edhe kur bëhet fjalë për “kioska”,për objekte pa leje,menaxhimin me ujin e pijshëm të vendbanimeve konkrete,apo edhe largime nga puna si rezultat i ndërrimit të pushtetit,e vendime të tjera me inpakt dhe interes më të gjërë publik,e kjo në veçanti kur ka të bëjë me interesin e vendbanimeve shqiptare dhe specifikisht me shqiptarët e Strugës.Këtë sepse ky institucion, në një mënyrë ose tjetër,është vet fajtor për problemet e këtyre qytetarëve.
Asnjë kryetar komune në Strugë, nuk duhet të guxojë që të godasi ulët oponentët politik të tij,qofshin këta të PDSH,BDI apo edhe RDK,e sidomos jo simpatizantët e zakonshëm të këtyre partive,sepse Struga si Komunë është e vetmja komunë në Maqedoni ku në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale(gjithmonë kur ata ndodhin dhe do të ndodhin),të gjithë kandidatët për kryetar të kësaj komunë,qofshin këta kandidat të BDI,PDSH,RDK apo partie tjetër politike shqiptarë,në raundin e dytë bëjnë dhe do të bëjnë thirrje për mobilizim kombëtar dhe kërkojnë dhe do kërkojnë votat e shqiptarëve të Strugës që të mos humbet Struga shqiptare!!!
Politka nuk është manifestim arrogance(ka qenë e tillë),por manifestim inteligjence dhe përfshirjej sa më të gjërë politike dhe publike,me të vetmin qëllim që në fund të dilni sa më i sukseshëm aty ku garoni dhe punoni, përfundon reagimi i këshilltarit të RDK-së, Ardian Demirit











