Deri kur kështu? - tetova1

Deri kur kështu?


Kategoria: Opinione

Postuar më: Mër, Shk 26, 2014

Lexuar: 986 herë



Rita Behadini
Them vallë ku do të na dërgojnë gjithë këto ngjarje që po ndodhin në mesin tonë sot ? Probleme politike, ekonomike… në fakt asgjë nuk është ashtu siç duhet. E kush ka guxim të ngrejë kokën e të flasë diçka kundër ? Më duket sikur jemi në shekullin XXI por politika e Stalinit po zbatohet sot në Maqedoni, Shqipëri , Kosovë dhe kudo. Por ama, deri kur kështu ?
Ja se doli një e foli kundër pushtetit të sotëm, e çfarë arritëm ? Në fakt populli jonë ende nuk i ka të qarta disa gjëra thelbësore, si fenë dhe kombin. Ai që më së fundmi doli dhe shau pushtetin, ua nxorri në shesh të zezat, siç thotë edhe vet ai, Goldi Ag , u mundua që nëpërmjet muzikës të tregojë realitetin shqiptar. Por, a ia arriti ? Nuk e di. Kënga që morri brenda pak ditësh 1 milion klikime, vallë çfarë mesazhi përmban ?
Po ua them unë nëse nuk e dini, të paktën mundohuni e lexoni ca reshta për atë që unë e kam të qartë deri më sot. Goldi Ag bën thirrje për islam me anë të kësaj kënge, po çe do që ka futur dhe kombin brenda tekstit të kësaj këngë.
Nëse nuk do ishte Pashko Vasa i nderuar dhe nëse njerëzit nuk do dëgjonin fjalët e tij, kufijtë mes shqiptarëve për të cilët flet ti sot do ishin edhe më shumë në numër, e gjuha shqipe me anw tw tw cilws ti flet sot ndoshta dhe nuk do ekzistonte,do zhdukej.Shqiptarët janë popull me tre fe , por ama janë shqiptarë, gjithsecili me fenë e vet. E Pashko Vasa për të ndaluar përçarjen mes shqiptarëve tha:
“ E mos braktisni jo, kisha e xhamia.
Veç e para fe për shqiptarin , është Shqiptaria“
Musliman le të jetë secili për vete, nuk ka nevojë për fjalë, mjafton të jesh besimtar me zemër dhe nuk do shash, vjedhësh e të gjitha gjërat tjera që jo vetëm islami i ndalon. I ndalon edhe krishterizmi e ortodoksizmi . Kur vendose t’ua bëje me dije shqiptarëve për padrejtësitë që bëhen në shtet, pse nuk e le menjëanë fenë, duke pasur parasysh që asnjëra fe nuk udhëzon për vrasje e vjedhje, e të mërreshe vetëm me çështjen e kombit?
E di që shumë nga ju më kanë vënë epitetin „e pa fe „ por nuk jam e tillë, edhe unë si gjithë të tjerët kam fenë që i përkas , por ama feja është çështje tjetër e kombi çështje tjetër. Me këngën tënde ti u tregove shqiptarëve muslimanë për padrejtësitë, po ata shqiptarë krishter e ortodoks nuk janë vëllezërit e tu ?
E Rugova me Milosheviçin u takua për të të dhënë ty sot shtetit që e ke të pavarur, Kosovën. U bë mik me serbët e pranoi edhe sharjet e tyre vetëm për Kosovë, e ti sot po e shan ? Na bëri mik me Amerikën, ata të cilët çliruan Kosovën, e ti po e shan ?
Se politikanët sot kanë mbushur xhepat me para është e vërtet, por kjo është rezultat i mentalitetit të dobët dhe vetëdijes shqiptare që ende nuk po zgjohet si duhet, s’është problem feje.
E po të ishe aq pro muslimanizmit, të lutem , kurseji fjalët e pista dhe të sharat…nuk i shkojnë një muslimani. Edhe klipet ku gjendesh i rrethuar me femra të zhveshura. Të lutem mos i detyro të rinjtë të përçahen mes veti për shkak të fesë. Ne jemi të gjithë shqiptarë, edhe pse të ndarë në tri fe.