Dy tetovarë kapen me mariuhanë - tetova1

Dy tetovarë kapen me mariuhanë


marijuana_2203534b
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Mar, Shk 4, 2014

Lexuar: 676 herë



Të dielën në mbrëmje policia e Tetovës pas kontrollit të bërë në shtëpinë e një tetovari, ka arrestuar dy persona për posedim të mariuhanës.
Sipas SPB së Tetovës, gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona, edhe atë pas kontrollit në shtëpinë dhe në objektin ndihmës tek zyra e 26 vjeçarit J.A është gjetur mariuhanë, poashtu në dhomën e tij ka qenë edhe 36 vjeçari B.S i cili në duar ka pasur 14 pako me material të gjelbërt, të cilën e kishte hedhur menjëherë në dysheme. Me këtë rast janë konfiskuar edhe 4 telefona celularë.
Policia i ka arrastuar të dy tetovarët dhe ndaj tyre do ngrihet edhe padia adekuate për posedim të mariuhanës.