Facebook-u dhe ministrat shqiptarë të BDI-së…(FOTO)
Javëve të fundit mund të shihet se shqiptarët me të madhe “pëlqejnë” faqet e ministrave dhe deputetëve të VMRO-së. Kjo bëhet për shkak se këto faqe shpërndahen nëpërmjet opcionit “sponsored” por edhe nga fakti se këto faqe çdo ditë janë freksuara me informacione. E “mira” e pëlqimit të këtyre faqeve është se kemi mundësi edhe informohemi sa investime janë bërë në vendbanimet e Maqedonisë lindore, sa vende pune janë hapur për maqedonasit në Kavadarc, Shtip, Manastir, Shkup etj.
Ja disa të dhëna të publikuara në faqen e Vladimir Peshevskit, zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike
Shtip-Johnson Controls 1 400 vende pune, e hapur në vitin 2013
Kavadarc - Dreksel Maer - 4 000 vende të reja pune, e hapur në vitin 2013
Manastir - Kromberg&Schubert - 2 300 vende të reja pune, e hapur në vitin 2013
Shkup- Johnson Matthey - 600 vende të reja pune, e hapur në vitin 2007
Kurse nga ana tjetër faqet në facebook të ministrave shqiptarë (ata të cilët kanë), shumë pak ose thuajse aspak nuk janë të freskuara me informata. Dhe informatat që publikohen janë vetëm nga takimet që këto ministra i mbajn dhe gatise askundi nuk mundet të shohish ndonjë postim se janë hapur 100-200-1000 vende pune në vendbanimet shqiptare!.
Kështu faqja në facebook e ministrit Abdilaqim Ademi (6 884 pëlqime) si “cover foto” e ka Ali Ahmetin dhe thënien e tij: Koburen e kam hequr nga brezi dhe tani merem me politik”. Foto profili faqja e ka numrin 17. Kurse postimi i fundit është i datës 21.11.2013 ku ministri Ademi vetëm nëpërmjet tekstit informon se gjendet në Varshavë në Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike -COP.
Më e freskuar me informata është faqja e Fatmir Besimit (7.228 pëlqime) i cili është aq i kujdesshëm sa që të gjitha postimet e bën në gjuhën angleze. Në postimet e tij thuajse aspak (me përjashtime të vogla) nuk përdoret gjuha shqipe.
Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Valon Saraçini, Blerim Bexheti dhe Tahir Hani nuk kanë faqet e tyre në facebook.
Në lidhje me këtë realitet të zymtë, gjatë ditës së djeshme ka reaguar deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Naxhi Xhelili. ”A keni parë ndonjë “sponsored ose sugested” në Facebook ku protagonistë (duken,shihen) janë ministrat e BDI-së me ndonjë lopate në dorë duke pre ndonjë shirit të kuq?. Un jo. “Me siguri se e respektojne kodin zgjedhor ku ju ndalohen lopatat para zgjedhjeve”, shkruan Naxhi Xhelili deputet i RDK-së.
/tetova1/




