Fondacioni Dauti ndau bursa për nxënës dhe studentë - tetova1

Fondacioni Dauti ndau bursa për nxënës dhe studentë


Kategoria: Arsim

Postuar më: Mër, Shk 19, 2014

Lexuar: 233 herë



Më datë 18 Shkurt 2014 në Qendrën Kulturore Rinore-Shkup, Fondacioni DAUTI për të tretin vit me radhë organizoi ndarjen e bursave për vitin shkollor dhe akademik 2013/2014.Këtë vit Fondacioni ndau gjithësej 170 bursa, 70 për nxënës dhe 70 për student.

Themelues i këtij fondacioni është pronari i ndërmarrjes së mirënjohur Dauti Komerc z-ri. Xhemail Dauti, njëherit edhe Kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Fondacioni DAUTI është institucionalizim i përgjegjësisë shoqërore korporative dhe filantropisë që kanë treguar pronarët e kompanisë Dauti Komerc i themeluar në mars të vitit 2011.

Fuqizimi i rolit të Fonadacionit DAUTI në shoqërinë ku vepron, arritjet dhe realizimin e programeve dhe platformave është mundësuar nga përkrahja financiare dhe morale e donatorëve, në këtë manifestim Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z.Menderes Kuçi ndau mirënjohje për donatorët e Fondacionit si: Dauti Komerc, Adrijus, Frukt Import, Alma-M, Prince Enterprajs, Izvor etj.