Forum me punëdhënësit e Komunës së Zhelinës - tetova1

Forum me punëdhënësit e Komunës së Zhelinës


komzhel
Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Enj, Shk 6, 2014

Lexuar: 466 herë



Dje (05 shkurt), në komunën e Zhelinës u mbajt forum me punëdhënës i organizuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Agjensioni për punësim, i cili forum implementohet me vendim të qeverisë së RM-së.
Pjesëmarrës në forum ishin përfaqësues nga Ministria e punës dhe politikës sociale, Agjensioni për punësim, udhëheqës të kompanive që i përkasin territorit të komunës së Zhelinës, si dhe administrata komunale.
Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, në fjalimin e tij përmendi rëndësinë e këtij projekti, duke përfshirë edhe kontributin e kompanive në nivel komunal, dhe gatishmërinë e komunës për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti, duke theksuar investimet në infrastrukturë, në urbanizim të vendbanimeve, në rrugë, të cilat krijojnë rrethana lehtësuese dhe kushte më të volitshme për rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të kompanive ekzistuese, si dhe mundësitë për hapjen e kompanive të reja, që do të ndihmojë në zvogëlimin e papunësisë, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës.
Përfaqësuesit nga Ministria e punës dhe politikës sociale si dhe Agjensioni për punësim, prezantuan Programin për përkrahje financiare, qëllimet e programit, mënyrën e realizimit të këtij procesi si dhe kushtet dhe kriteret që duhet ti plotësojnë kompanitë e interesuara.
Ata njëherit theksuan edhe rëndësinë e projektit në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet punëdhënësve, njësisë së vetëqeverisjes lokale, Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe Agjensionit për punësim në Republikën e Maqedonisë, si dhe implementimin e politikave për punësim në nivel lokal.

komzhel