Gostivari pësoi disfatë nga Teteksi
|
Gostivari ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër Teteksit të zhvilluar sot në lagjen e Karposhit në Shkup.
Të përzgjedhurit e trajnerit Mitev pësuan disfatë me rezultatin 2:0, edhe atë pas golave të shënuar vetëm në pjesën e dytë.Pjesa e parë ishte e barbartë dhe e njëjta u mbyll me barazim pa gola, mirëpo në pjesën e dytë pas disa ndryshimeve të bëra nga ana e trajnerëve të të dyja skuadrave, më të suksesshëm u treguan futbollistët tetovarë të cilët arritën të shënojnë dy gola.
Fillimisht në minutën e 50-të Simeon Hristov shënoi për 1:0, ndërkohë nuk zgjati shumë dhe 5 minuta më vonë Marjan Belçev shënoi edhe golin e dytë.Përveç këtij takimi, sot u zhvillua edhe takimi ndërmjet EuroMilkut dhe Javorit, ndeshje kjo që u mbyll me barazim pa gola.











