Grubi: Ngjarja e Kalasë ndryshoi jetën time. Reagon Xhezair Shaqiri (FOTO) - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Grubi: Ngjarja e Kalasë ndryshoi jetën time. Reagon Xhezair Shaqiri (FOTO)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 14, 2014





Ish kryetari i Lëvizjes Zgjohu dhe shefi aktual i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi ka rikujtuar 13 shkurtin e 2011 nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook.
“Para 3 viteve, më 13 shkurt 2011, ngjarja e Kalasë ndryshoi jetën time dhe të familjës sime rrënjësisht. Ata që më njohin, e dijnë se si kam qenë para dhe pas, por pak ka rëndësi kjo, sa ka rëndësi fitorja e madhe në betejën kundër tjetërsimit të tokës tonë. Faleminderit të gjithë juve që ishit pjesë e kësaj dite të madhe për të gjithë Shkupjanët, por edhe në përgjithësi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Grubi.
Në kët postim ka pasur edhe komente të ndryshme. Një ndër ato që ka komentuar është edhe Xhezair Shaqiri ose i njohur si Komandant Hoxha. “ARTAN të përuroj për këtë guxim të madh por na trego të lutem se ata që kan rrezikuar shum ma shum se në Kala ushtarët e UÇK-së, me çfar përurimi do ti kishe uruar dhe a meritojn ata një perkujdesje nga qeverija dhe pse jan të lanun anash nga qeverija për kët guxim të madh të 2001″, shkruan Hoxha.


Dhe përgjigja e Artan Grubit është: “Ju faleminderit shumë për vleresimet, por realisht këtë mundësi e solli lufta e vitit 2001 për të cilën flet shoku im Hoxha, me te cilin kemi kaluar disa sfida bashkë. Kjo ngjarje as qe i afrohet betejave të vitit 2001 dhe kjo sdo shume mend.
Jam absolutisht dakord që duhet përkujdesje shteterore për vlerën tonë më të madhe UÇK-së dhe shpresoj që pas interpretimit autentik të ligjit për amnesti, të bëhet edhe kjo.
Shumica e ushtarëve dhe familjet e dëshmoreve janë nën përkujdesje dhe të sistematizuar, por akoma jo të sankcionuar me ligj të cilin e meritojnë pa asnjë dyshim”, përfundon komenti i Grubit.


Pas ngjarjes së Kalasë në vitin 2011, Artan Grubi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Zgjohu dhe hyri në listën e kandidatëve për deputet të BDI-së. Meqenëse nuk ariti të zgjidhet deputet pas një kohe u angazhua në kabinetin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Kurse Xhezair Shaqiri ishte në ballë të luftës së UÇK-së ne vitin 2001 dhe veçanarisht është i njohur me betejën e Haraçinës. Ka vite që jeton si kaçak. Nuk e ka ndërmend që të dorëzohet, pavarësisht se jeta e kaçakut nuk është e lehtë as për të, dhe as pjesëtarët e tjerë të “çetës”. Kaçakët shqiptarë nuk kanë mbetur vetëm pjesë e folklorit dhe rrëfenjave të të vjetërve, por ata ende janë aktivë. I tillë është Xhezair Shqiri, i njohur si komandant “Hoxha”, i cili nga viti 2007 strehohet në dy shtete, Maqedoni dhe Kosovë. I ndjekur nga pushteti maqedonas, dhe mos heqja dorë nga ideja për një shtet shqiptarë përfshirë trojet etnike, ai vazhdon të mbajë në brez armët në gatishmëri për t’u ballafaquar me forcat maqedonase.

/tetova1/