Gruevski: Në lidhje me helmimet kam mendimin tim privat, por nuk do ta them derisa të mbarojn analizat - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Gruevski: Në lidhje me helmimet kam mendimin tim privat, por nuk do ta them derisa të mbarojn analizat


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Shk 15, 2014

Lexuar: 2 512 herë



Lidhur me rastin sot u prononcua edhe kryeministri Gruevski i cili mbrëmë së bashku ministren e brendshme Jankullovska vizitoi nxënësit në klinikën e toksikologjisë. Gruevski tha se ka mendimin e tij për këtë rast por nuk do ta thotë derisa nuk përfundojnë të gjitha analizat mjekësore.
“Unë për këtë rast kam mendimin tim privat, por nuk do të doja ta them gjithnjë derisa institucionet kompetente, para së gjithash, MPB dhe ekipi mjekësor të dalin me informacione definitive. Ndërkaq, ekipi mjekësor mbrëmë ishte tërësisht i angazhuar, dhe gjithashtu edhe ekipet MPB-së ishin në vend në të gjitha spitalet ku janë vendosur fëmijët”,u shpreh Nikolla Gruevski, Kryeministër.