Incident në Ohër: Lojtarët e Renovës i rrahën lojtarët serb të Boracit
Incident i madh ka ndodhur në Ohër, në ndeshjen miqësore ndërmjet Renovës dhe serbëve të Borac Cacakut, e cila ishte ndërprerë vetëm pas 20 minutave lojë, dhe pranë rezultatin 1-0 për skuadrën serbe.
Deri te ndërpreja e lojës ka ardhur pas një starti të ashpër të një lojtari serb në futbollistin e Renovës, Visar Musliu. Pastaj aty për t’i ndarë kishte shkuar kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, i cili është goditur nga mbrapa nga një lojtar tjetër serbë dhe këtu nis rrëmuja e madhe. Pas kësaj janë vërsulur lojtarët tjerë të Renovës të cilët kanë grushtuar disa nga futbollistët serb dhe në atë tollovi mëshumë kanë pësuar futbollistët e Boracit.
Incidentin e konfirmoi edhe trajneri i Renovës, Qatip Osmani. “Po, pati incident. Dhe, atë e nisën lojtarët e Boracit, të cilët pa nevojë startuan në Musliun dhe pastaj edhe në Nuhiun, që më pas për të filluar tollovia, e cila zgjati 10 minuta. Në atë rrëmujë edhe ne i goditëm ata, por më shumë në vetmbrojtje”, tha trajneri Osmani. Të hënën, Renova kthehet në Tetovë, duke mbyllur kështu fazën përgatitore në Ohër./lajm/




