Kim Mehmeti komenton vendimet e BDI-së dhe PDSH-së - tetova1

Kim Mehmeti komenton vendimet e BDI-së dhe PDSH-së


Kategoria: Opinione

Postuar më: Pre, Shk 28, 2014

Lexuar: 980 herë



Analisti politik Kim Mehmeti nëpërmjet faqes së tij në facebook ka komentuar vendimet e fundit të BDI-së për mospjesmarje në zgjedhjet presidenciale dhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe vendimin e PDSH-së për të marë pjesë në zgjedhjet presidenciale.
Kim Mehmeti shkruan:
I. “BDI-ja donte kandidati konsensual për president, e tani kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare! PDSH-ja paralajmëroi se nuk e interesojnë zgjedhjet presidenciale, e tani doli me kandidat të vetin për president! Dhe ç’mund të presësh tjetër nga këto parti që janë thuajse degë shqiptare të VMRO-së?! Pra, ato bëjnë atë për çka i paguan punëdhënësi: tallen me popullin e vet dhe njëra e ndihmon VMRO-në në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, e tjetra që t’i mundësojë kandidatit të VMRO-së të zgjidhet president!”
II. “Siç duket, në Maqedoni do ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare! Madje pritet që ato zyrtarisht t’i kërkojë BDI-ja, e dëshpëruar pse nuk u plotësua kërkesa e saj për kandidat konsesual për president?! Pra, po ajo BDI që shqiptarëve të këtushëm ua morri mundësinë të jenë faktorë vendimtarë në zgjedhjet presidenciale, duke pranuar që censusi i presidencialeve të bie nga 50 % plus një votues, në 40 % plus një votues!”
III. “Ne shqiptarët e Maqedonisë me dorën tonë e hapëm gropën politike ku ndodhemi sot, e të cilën e ndajnë dy brigje: ai i injorancës politike të BDI-së dhe bregu i ‘rrugaçërisë’ partiake të PDSH-së! Është e vështirë dalja nga ajo gropë, por jo e pamundur! Mjafton t’i përdorim ‘shkallët’ e vetme që kemi sot në dorë, e që do na legjitimonin se jemi shoqëri politike, e ju turmë që verbërisht ecë pas ‘barinjve’ të vet: le t’i bojkotojmë zgjdhejet presidenciale dhe le t’i shënojmë me kryq fletëvotimet për deputetë!”