Kumanovë: Nxënësit maqedonas rrahin 14 nxënës të sh.f. Bajram Shabani - tetova1

Kumanovë: Nxënësit maqedonas rrahin 14 nxënës të sh.f. Bajram Shabani


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Sht, Shk 22, 2014

Lexuar: 762 herë



Dje në Kumanovë nga ana e Shkollës fillore Bajram Shabani nga Kumanova është paraqitur rasti se 14 nxënës të kësaj shkolle kanë qenë fizikisht të sulmuar nga nxënës të Shkollës filorre “Braqa Milladinovci” të cilët kanë marrë pjesë në një projekt të përbashkët në aktivitetin e titulluar “Modeli shkollor” që është mbajtur më 20.02.2014 me fillim prej ora 12.15, mëson albtime.

Në të vërtetë, pas mbarimit të aktiviteteve në orën 13.30 nxënësit dhe mësuesi A.A. nëpër koridorin e shkollës kanë qenë të ofenduar dhe sharë nga një grup i nxënësve të klasës së tetë, të ciltë kanë vazhdur edhe gjatë daljes nga shkolla, me çrast mësuesi A.A. ka reaguar duke i mbrotjur nxënësit e tij kurse i njëjti ka qenë i sulmuar nga katër nxënës me shqelma dhe gurë. Policia e Kumanovës ka ndërmarrë masa për gjetjen e fajtorëve dhe në zbardhjen e tërësishme të rastit.

/albtime /