LVP kërkon distancimin e BDI-së nga Ermira Mehmeti - tetova1

LVP kërkon distancimin e BDI-së nga Ermira Mehmeti


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Shk 26, 2014

Lexuar: 1 759 herë



“Ne mendojmë se Ermira përpos se ka poshtëruar gjithë popullin shqiptarë me gjestet e tilla të një fëmijë, ka nënçmuar edhe grupin parlamentarë të BDI-së, por turpin më të madh pa dyshim ua ka hedhë votuesve të sajë”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate, e cila gjithnjë e më tepër po merr primatin te sektori civil shqiptarë në Maqedoni

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, reagon ashpër ndaj “sjelljeve fëmijërore të deputetes Ermira Mehmeti, e cila dje në seancën e parlamentit nga vendi bërtiste në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sikur të ishte në mal”.

“Ne mendojmë se Ermira përpos se ka poshtëruar gjithë popullin shqiptarë me gjestet e tilla të një fëmijë, ka nënçmuar edhe grupin parlamentarë të BDI-së, por turpin më të madh pa dyshim ua ka hedhë votuesve të sajë. Znj.Mehmeti mendojmë se nuk të ngjajnë sjelljet e tilla të një “fëmije në çerdhe”, posaçërisht në Parlamentin e një shteti, e cila është pasqyra e gjithë qytetarëve. Kjo shtëpi ligjvënës është institucioni më i lartë i një shteti, ku duhet që çdo individ brenda tij ti respektojnë kodin e sjelljes”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate, e cila gjithnjë e më tepër po merr primatin e liderit të sektorit civil te shqiptarët e Maqedonisë.

Organizata joqeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu kërkon nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, që të distancohet nga kjo sjellje e pa matur mirë të deputetes Mehmeti. “Ne si Organizatë kërkojmë edhe nga Partia Demokratike Shqiptare – PDSH, dhe nga të gjithë deputetët e kuvendit, që të kenë kujdes në sjelljet dhe në shprehjes e tyre, sepse janë bërë cirkë për publikun”, thuhet në fund të kumtesës./Almakos