Maturantët e kaluan testimin ekstern me notë mesatare 3.39 - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Maturantët e kaluan testimin ekstern me notë mesatare 3.39


maturante
Kategoria: Arsim

Postuar më: Pre, Shk 7, 2014





Ministri i arsimit Spiro Ristvovski, paralajmëroi se shkollave do tu jepen rezultatet për secilin nxënës.

“Gjatë ditës së sotme, listat me rezultate do të shpërndahen nëpër shkollat e mesme, dhe secili nxënës do të mund të sheh se me çfarë note është notuar në lëndët përkatëse. Nga e hëna deri të mërkurën ata që janë të pa kënaqur do të mund të parashtrojnë ankesë”, tha ministri.

Me notën njësh janë vlerësuar 2.596 nxënës, ndërsa notë kaluese kanë marrë 41.852 nxënës.

416 nxënës kanë kaluar vetëm njërin prej testeve, ndërsa 315 asnjërin nga testet nuk e kanë kaluar. Ministria e arsimit ka paraparë afat plotësues për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta kalojnë testimin ekstern.