Muhamed Thaçi dhe Bekim Fazliu në garë për bartësin e listës në Njësin 1
|
Edhe pse ende nuk është vendosur nëse do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kalkulimet rreth asaj se kush do jetë bartës në njësit zgjedhore tek partitë politike tash më kanë filluar.
Në PDSH edhe pse vendimet duket se janë më të lehta për tu sjellë, sepse vendimi për to është në duart e liderit Menduh Thaçi, falë rritjes së numrit të votave nga zgjedhjet Lokale, aspiratat tek të gjithë janë shtuar, dhe vendimi i Thaçit nuk duket fare i lehtë.
Gara në këtë parti si duket do të jetë shumë e nxehtë për bartësin e listës në njësinë zgjedhore 1, ku në garë priten të jenë deputeti aktual Bekim Fazliu, dhe ish kandidati për kryetarë të Komunës së Çairit Muhamed Thaçi, thonë burimet nga PDSH për sq.kurir.
Në partinë tonë flitet dhe kanë filluar të rrotullojnë zërat se kush do të jetë bartës i listës, por ish kandidati për kryetarë të Komunës së Çairit Muhamed Thaçi, pas shumë votave të tubuara në zgjedhjet lokale, ka shpreh dëshirën të jetë edhe bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 1. Por dëshirat dhe aspiratat i ka shpreh edhe Bekim Fazliu, por të dy këto kandidatë përqendrohen në votat lokale ato të Çairit, dhe Sarajit” thonë për sq.kurir burimet e PDSH në Komunën e Çairit, të cilët për çdo natë mblidhen e selia e PDSH-së në Çairë.
Në këtë garë si duket jashtë loje mbetet numri tre në këtë listë, e cila detyrimisht do të jetë e gjinisë femërore, dhe përkrahja si duket shkon për Fatmire Salihun.





