Ndryshime kadrovike në policinë e Tetovës - tetova1

Ndryshime kadrovike në policinë e Tetovës


spb tetove
Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 6, 2014

Lexuar: 1 272 herë



Agim Sulejmani dhe Besir Qamili janë kuadrot e emëruara pas ndryshimeve të fundit kadrovike në policinë e Tetovës.
Pas ndryshimeve në kreun e SPB-së në Tetovë, kanë vijuar ndryshimet kadrovike edhe në stacionin policor dhe në stacioni policor për Siguri në Komunikacion.
“Nga 1 shkurti, komandant i stacionit policor me përgjegjësi të përgjithshme është emëruar Agim Sulejmani, në vend të deritanishmit Namig Abdi. Ndërkaq, komandant i stacionit për Siguri në Komunikacionin rrugor në Tetovës është emëruar Besir Qamili, në vend të deritanishmit Irfan Bexheti”, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Në fund të vitit të kaluar, ndryshime pati edhe në postin e kryeshefit të Tetovës, përkatësisht në vend të kryeshefit Shefik Bajrami, ishte emëruar Faredin Zenuni.