Neziri: T’i sfidojmë liderët, të ndihmojnë të varfërit
Analisti politik Xhelal Neziri ka publikuar një ide që ka të bëjë me mos shkuarjen në parlament të dy liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni. Në profilin e tij në facebook Neziri shkruan: “Mosprezenca e tyre (në Parlament) me siguri arsyetohet me angazhimet e mëdha partiake. Nëse kjo është arsyeja atëherë ata nuk kanë kohë të përmbushin misionin e deputetit dhe duhet të dorëhiqen nga aty. Në vend të tyre të vijnë përfaqësues më të denjë të qytetarëve, të cilët do të kenë kohë dhe do të dinë t’i artikulojnë interesat e qytetareve që i përfaqësojnë në Parlament. Nëse këtë dorëheqje nuk e japin atëherë do të ishte shumë humane që rrogat e pamerituara që i marrin t’ua dhurojnë familjeve që kanë problem me bukën e gojës”, shprehet Xhelal Neziri, analist.
NUK BESOJMË SE DO TË HEQIN DORË NGA POSTI I DEPUTETIT, ANDAJ RROGAT QË KANË MARRË SI PËRFAQËSUSES TË POPULLIT (PA MOS SHKUAR ASNJË DITË NË PARLAMENT) ËSHTË E UDHËS T’IA KTHEJNË POPULLIT. FUNDJA, PARA TË POPULLIT JANË ATO!
JA MATEMATIKA: Rroga e deputetit, sipas te dhenave zyrtare, eshte 63.400 denare apo 1.032 Euro. Te ardhurat vjetore jane 12390 Euro per cdonjerin prej tyre. Deri tani kane 3 vite mandat dhe secili ka marre nga 37.132 euro. Se bashku, Ahmeti dhe Thaci kane marre 74.345 Euro.
Bashkerisht duhet te kerkojme nga ato qe t’ua dhurojne keto mjete familjeve qe nuk kane kulm mbi koke dhe jane ne gjendje te mjerueshme.
Ftoj te gjitha mediet qe raportojne per tema sociale (sidomos televizionet Alsat M, MTV 2, Tv Koha etj…qe kane kontakte me familjete varfera nepermjet emisioneve te tyre te specializuara) qe te vene ne dispozicion kontaktet e tyre me keto familje, te cilat me lot ne sy kerkojne shpetim para kamerave televizive.”, përfundon Neziri





