Nuk është mashtrim ta mashtrosh atë që të mashtron - tetova1

Nuk është mashtrim ta mashtrosh atë që të mashtron


miftarziberi
Kategoria: Opinione

Postuar më: Hën, Shk 3, 2014

Lexuar: 655 herë



Miftar Ziberi

Është e mundur që një kohë të gjatë ta mashtrosh një pjesë të popullit; është e mundur që për një kohë të shkurtër ta mashtrosh tërë popullin, mirëpo është e pamundur që përjetë ta mbash në mashtrim tërë popullin, kështu ka thënë Presidenti i ShBA-ve A Lincoln, atëherë meqë partitë politike shqiptare në Maqedoni qe 24 vite janë duke e mashtruar popullin shqiptar e pamundur është që të mos dali një parti e sinqertë e cila nuk do punojë për interesa personale, por me sinqeritetin më të madh do të punojë për interesin kombëtar shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Kam bindjen e thellë se rithemelimi i Partisë për Prosperitet Demokratik do t`ia kthej popullit shqiptar besimin tek politika pasi ajo që në fillimet e saj (menjëherë pas regjistrimit të saj) do të formoj një këshill në përbërje të së cilit do të jenë 10 juristë më me zë të Evropës të cilët do të punojnë me ngulmin më të madh për realizimin e 100% të Marrëveshjes së Ohrit.
Gjer më tani pala maqedonasve gjithnjë i ka gënjyer shqiptarët dhe sidomos kur bëhet fjalë për realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kësaj radhe ja vetëm nja dy pika ku shihet se në mënyrë drastike shkelet Marrëveshja e Ohrit e cila u fitua me gjakun e bijve shqiptarë.
Në kapitullin e Mos-diskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit shkruan: Tërësisht do të respektohet parimi i mos-diskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrjen publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.
Unë lirshëm konstatoj se në Republikën e Maqedonisë respektohet parimi i diskriminimit të shqiptarëve dhe jo ai i mos-diskriminimit të tyre, në Republikën e Maqedonisë respektohet parimi mos-trajtimi i barabartë i të të gjithë personave para ligjit dhe jo parimi i trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit.

Në kapitullin Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar shkruan se Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, Krye-shefat lokal të policisë do ti zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë autorizimin për shkarkimin e Krye-shefave lokal të policisë në pajtim me ligjin.

Kaluan 13 vite nga Marrëveshja e Ohrit dhe pushteti lokal është decentralizuar në shumë pak segmente, kurse për zgjedhjen e shefave të policisë nga këshilltarët e komunave të qarkut të Tetovës ose Gostivarit as që mund të bëhet fjalë.

Për mosrealizimin e këtyre gjërave dhe shumë të tjerave pa dyshim se fajtor janë vetë partitë politike Shqiptare që kanë qenë në pushtet. Deri kur do të durohet që pushtetarët Maqedonas të na mashtrojnë, a duhet që vetëm ne shqiptarët të jemi besnik, unë kujtoj se nuk është mashtrim ta mashtrosh atë që të mashtron.