Për të besuar saktë, duhet të fillojm nga dyshimi në rangimin e Universiteteve - tetova1

Për të besuar saktë, duhet të fillojm nga dyshimi në rangimin e Universiteteve


izet-zeqiri-tetova
Kategoria: Opinione

Postuar më: Enj, Shk 27, 2014

Lexuar: 818 herë



Izet Zeqiri
Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë, si filozofi e menaxhmentit, ka elementet e veta dhe parimet si një udhërrëfyes i aksioneve për menaxhim me cilësinë dhe kontrollin. Po të analizohen elementet kryesore të menaxhimit të përgjithshëm të cilësisë në kuptim më të ngushtë të fjalës, ato do të përfshinin: Përmbledhjen, përkushtueshmëria e plotë e të gjithë anëtarëve të organizatës dhe mbulimi i të gjitha aspekteve të proceseve në përgjithësi; Kualitetin, plotësimi i vazhdueshëm i kërkesave të studentëve; Menaxhmentin – si proces aktiv i udhëhequr nga menaxhmenti i lartë;Elementet e menaxhimit të përgjithshëm të cilësisë. Nga kjo del se cilësia nuk mund të shprehet vetëm me një përkufizim, pasi ajo është kategori shumëdisciplinare dhe përkufizimi i saj duhet t’i kënaqë në mënyrë të barabartë shumë aspekte në arsimin e lartë. Faëzi për cilësinë thotë: “Cilësia është si gjaku në trupin e njeriut, është i pranishëm gjithkund dhe nuk mund të mbyllet në një venë”.
Rangimi i Universiteteve në vend për 2013-2014 që është bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku janë përdorur 21 tregues të performancës akademike dhe konkurrencës edhe ate duke vlerësuar aspektet kryesore të funksionimit të këtyre institucioneve sic është: mësimdhënia , hulumtimi dhe dimensioni social I universiteteve. Ngjallë shumë dilema dhe të panjohura. Mendoj dhe dëshmojë se si në aspektë të transparencës, efikasitetit dhe cilësisë po të vlerësohet realishtë SEEU nuk është edhe aq largë nga Universitetit “Kiril dhe Metodij” në Shkup e jo pas Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit.
Si njeri që kam eksperiencë gati 15 vite në universitet ,ku kam qene dy mandate në Bordin e Akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni edhe si anëtarë I komisionit për cilësi prane Ministrisë së arsimit dhe shkencës kam dilema të mëdha se si është bërë rangimi I institucioneve të arsimit të lartë i porositur nga Ministria e Arsimit dhe shkencës në Maqedoni. Edhe pse kemi këtë rezultat, shumë indikatorë tregojnë se universitetet shtetërore në Maqedoni vazhdojnë të jenë shumë larg cilësisë që ata premtojnë në krahasim me UEJL.
Në rangimin paraprak Universiteti i Evropës Juglindore ishte në vendin e dytë para Universitetit “Goce Delçev” të Shtipit kurse në rangimin e fundit Universiteti i Shtipit kalon në vendin e dytë me 85.0 pikë për 0.7 pikë më shumë se UEJL. Kjo vjen nga rezultatet më të favorshme në mësimdhënie dhe në mësim, nga rezultatet e hulumtimit dhe rezultatet në dimenzionin social. Çka ndodhë a thua me të vërtetë ëshë kështu? Unë nuk e besoj këtë. Ndoshta është manipuluar më të dhënat e dorëzuara ose të njëtat janë fryer. Duke u nisur nga ajo se çfarë sistemi të menaxhimit të cilësisë kemi në SEEU për kundër universiteteve tjera që tashë kanë filluar të kontrollojn cilësinë mendoj kësaj pune i duhet edhe një rishikim.
Universiteti i Shtipit është themeluar në vitin 2007 dhe prej 2008-2012 janë rrumbullaksuar programet studimore të këtij universiteti kurse UEJL është themeluar 2001 dhe i ka rrumbullukasuar programet studimore shumë vite më parë. Mos flasim për menaxhimin ndërkombëtarë të UEJL përkundër Universitetit “ Goce Delçev” në Shtip.

Klikoni në foto për ta parë në madhësin reale