Policia ka identifikuar personin e dyshuar për shpërthimin në Tetovë - tetova1.com

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për shpërthimin në Tetovë


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Hën, Shk 17, 2014

Lexuar: 587 herë



Policia është duke kërkuar personin N.K 28 vjeçar, që është vërejtur nga tre të rinj, si kryerës i mundshëm i veprës së djeshme në lagjen e romëve pranë lumit Shkumbin, kur u aktivizua një mjetë shpërthyes.
Siç informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, personi që dyshohen për aktivizimin e mjetit shpërthyes N.K është në arrati.
Në vendin e ngjarjes, policia, prokurori publik dhe ekipi i MPB-së, për antiterrorizëm, kanë gjetur gjurmë gjaku, një krater me dimensione ët caktuara, pjesë metalike nga një mjet i panjohur shpërthyes. Pas kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit N.K, është gjetur një predhë për minahedhës.
Zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski, thotë se gjithçka që është gjetur do të dërgohet për ekspertizë.

/tv koha/