Rruga për në fshatrat e malësis në gjendje katastrofale dhe plot rreziqe (FOTO)
Për gjendjen e rrugëve në Tetovë dhe rrethinë vazhdimisht ka ankesa nga banorët . Kësaj radhe ju prezantojmë emailin dhe fotot që na ka dërguar një banorë nga fshatrat e Malësisë së Tetovës.
“Kështu duket rruga që të çon në fshatrat e Malësisë së Tetovës, rruge kjo që banorët e kësaj ane e kalojnë çdo ditë me shumë vështirësi dhe rrezik. Nga ana tjetër sa herë që ka zgjedhje në Maqedoni, mashtrohemi nga partit politike. Gjithmon i njëjti premtim i parealizuar për 12 vite me rradhë, pas 2001″, përfundon emaili i M.R.






