‘Së shpejti do të plasë konflikt në Maqedoni’ - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

‘Së shpejti do të plasë konflikt në Maqedoni’


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 13, 2014

Lexuar: 2 230 herë



Kryetari i seksionit të IGFM-së në Maqedoni Idriz Sinani, paralajmëron se gjatë muajve të ardhshëm ekziston rrezik i madh të përsëritet konflikti i vitit 2001, sepse shqiptarët po humbin durimin nga diskriminimi që po ju bën qeveria e udhëhequr nga dy subjekte nacionaliste maqedonase – VMRO dhe BDI.
Këtë paralajmërim ai e bëri gjatë qëndrimit në selinë e IGFM-së në Frankfurt, bashkë me një delegacion të gazetës “Lajm”dhe portalit “Almakos”.
Si miq të vjetër që nga vitet e 70-ta, z. Sinani dhe sekretari i përgjithshëm i IGFM-së, z. Karl Hafen diskutuan edhe për debatin e hapur kohën e fundit lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, duke nda përshtypjet e përbashkëta se personat që tradhtuan Gërvallajt dhe Kadri Zekën, sot gjenden në politikë dhe një pjesë e opinionit i konsideron ata si patriotë shqiptarë.