Strugë, Thyen xhamat e DAP-it, pasi i bllokuan xhirollogarinë
Një qytetar i Strugës ka thyer xhamat e sporteve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike në këtë komunë, në shenjë revolte për shkak të bllokimit të xhirollogarisë.
Qytetari i revoltuar pasi që llogaria e tij ishte bllokuar, për shkak të mospagesës së taksës radiodifuzive është drejtuar drejt zyrave të DAP në Strugë, ku me sende të forta ka thyer derën e hyrjes dhe më pas edhe xhamat e brendisë së njësisë rajonale. Punonjësit nuk kanë arritur që të ndalojnë qytetarin e revoltuar, andaj kanë thirrur organet e rendit. Policia theksoi se pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal ndaj qytetarët për prishjen e rendit dhe qetësisë.




