Teuta Arifi priti përfaqësuesit e institutit ‘Junus Emre’
|
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, realizoi takim me udhëheqesit e Institutit “Junus Emre”. Të pranishëm në këtë takim ishin: Drejtori gjeneral, koordinatori kulturor i vendeve Ballkanike si dhe Drejtori për Maqedoninë.
Tema e dikustimit në këtë takim ishte: Bashkëpunimi në sferën e kulturës si dhe mundësitë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në këtë fushë. Instituti ” Junus Emre” shprehi interesim për hapjen e një qendre kulture të saj, si dhe për promovimin e kulturës tetovare në Turqi dhe në shtete ku ata veprojnë.











