Viti 1996, atëher kur u helmuan qindra nxënës shqiptarë nga Tetova - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Viti 1996, atëher kur u helmuan qindra nxënës shqiptarë nga Tetova


Kategoria: PLUS

Postuar më: Pre, Shk 14, 2014

Lexuar: 1 897 herë



Koheve te fundit ne Tetove dhe rrethine kane ngjare disa fenomene qe te kujtojne Pranveren e vitit 1990 ne Kosove.
Pas helmimit te nxenesve te Shkolles se Mesme te Mjeksise te Tetoves ne Struge ne Maj te ketij viti ne Hotelin Galeb, para dy javesh ndodhi edhe helmimi i nxenesve te shkolles fillore ne fshatin Pirok te Tetoves.Mirepo sikur edhe kjo te mos mjaftonte, ndodhin helmimet edhe ne fshatin Bogovine dhe nje jave me pas, perkatesisht diten e Marte helmohen mbi 150 nxenes te shkolles fillore Fan Noli te fshatit Trebosh dhe ne shkollen e mesme te Tekstilit . Nga te helmuarit ka pasur raste edhe me komplikime me te rende qe jane derguar ne spitalet e Shkupit. Ndersa dje kane ndodhur helmime edhe ne shkollen e mesme te Bujqesise, ku mesimin per mungese te lokaleve e ndjekin edhe nje pjese e nxenesve te shkolles se mesme te Mjeksise.Helmime ka pasur edhe ne shkollen fillore Istigball te qytetit dhe ne shkollen fillore te fshatit Cellopek.
Reagimet ndaj ketyre ngjarjeve jane te ndryshme nga te dy palet. Derisa Qeveria, ne te cilen marin pjese pese ministra shqiptare nga Partia e Prosperiteti Demokratik (PPD), leshon komunikate per mjetet e informimit, ku thuhet se “Ne baze te analizave toksike qe jane mare nga Instituti i Mjeksise Ligjore te Vjenes si dhe rezultateve nga analizat e deritashme klinike e laboradorike dhe hulumtimet neuropsikiatrike, eshte konkluduar se nuk ka shenja te kurrefare helmimi apo te ndonje semundje tjeter masive. Ministria e shendetesise apelon qe te kursehen femijet dhe familjet e tyre nga aktivitetet e dikujte qe nxite panike ne mesin e femijeve. Ardhja e tille masive neper institucionet shendetesore crregullon procesin e diagnostifikimit dhe te sherimit te personave te cilet e kane te domosdoshem.”, Abduraman Aliti kryeter i PPD, ne nje konference per shtyp te dhene dje ne Shkup, akuzon Ministrine e Puneve te Brendshme per mosefektivitet. Ai kritikon edhe sjelljet e Sherbimeve mjekesore per konstatimet e tyre qe lene rast per interpretime te ndryshme.
“Eshte indikative se pse helmimet ndodhin vetem te femijet shqiptare, edhe pse ne disa mjedise ka edhe nxenes maqedonas”, thote Aliti.
Kane reaguar edhe Partite e tjera shqiptare ne Maqedoni. Ne reagimin e Partise Demokratike Popullore fajesohet Qeveria dhe organet e saj per moszbulimin dhe publikimin e emrave te aktoreve te helmimit.”Keto helmime kane per qellim nderprerjen e procesit mesimor ne shkollat shqipe, krijimin e kaosit, humbjen e besimit ne ato forca te shendosha politike shqiptare, diskreditimin e subjektit shqiptar para popullit te vete, qe paraqet fazen e fundit nerealizimin e projektit per dezorganizimin total te shqiptareve be Maqedoni.” Ne reagimin e saj Partia Republikane e Unitetit Popullor kerkon mbrojtje nga institucionet nderkombetare, dhe nga subjekti politik shqiptare kerkon qe urgjentisht te mblidhet dhe te marre qendrim te prere per organizimin e protestave, dhe te shqyrtoj mundesine e bojkotimit te zgjedhjeve lokale ndaj Qeverise, qe nuk ka mare kurrfare masash.
Po dje Kuvendi Komunal i Tetoves mori vendim per nderprerjen e mesimit ne te gjitha shkollat e Tetoves per kohe te pakufizuar. Nga shtypi i sotem ditor shqiptare behet e ditur se dje ne fshatin Recice e Madhe disa persona te panjohur ofronin spreja per shitje, te cilet me vone edhe u arestuan. Po ne Recice te Madhe pak me vone ndalohen edhe dy vajza maqedone dhe shoqeruesi i tyre shqiptare, te cilat interesoheshin per tre persona me nje veture te tipit “Lada” me regjistrim te Shkupit. Gjendja ne Tetove shume kaotike….
Njoftohet se aktivitetet politike per sqarimin e ketyre ngjarjeve vazhdojne me intenzitet te shtuar.
/Rilindja-11.10.1996/