‘Vizioni M’ aksion për dhurimin e gjakut - tetova1

‘Vizioni M’ aksion për dhurimin e gjakut


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 27, 2014

Lexuar: 190 herë



Shoqata kulturore ” Vizioni M ” në bashkëpunim më repartin e transfuzis në spitalin klinik të Tetovës ka organizuar një akcion për dhurimin e gjakut ku kanë marrë pjesë studentët e fakultetit të Mjekësisë pranë USHT-së dhe anëtarë të kësaj shoqate.

Hazir Haziri nga shoqata ” Vizioni M ” tha se ky është një akcion humanitarë për dhurimin e gjakut.

Ndërsa mjeku Samet Ademi tha se kjo është hera e parë që kemi një bashkëpunim me këtë shoqatë dhe jemi shumë të kënaqurë me organizimin e këtij aksioni.

Akcione të këtilla organizohen me qëllim që të shmanget dhurimi familjarë i gjakut tek popullata dhe të promovohet dhurimi individual si mundësi më e mirë të për plotësuar nevojat qytetarëve që kanë nevojë për gjak.