Vrasje në Hasanbeg të Shkupit
Një person idenditeti i të cilit deri më tani është i panjohur është vrarë mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Sipas informatave paraprake vrasja ka ndodhur rreth orës 22.30. Organet hetuese kanë vërtetuar se Ibrahim Ismaili banor i Hasanbegut është personi i vrarë mbrëmë në Çento.
Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë çuar ekzekutorin të ndërmarrë një hap të tillë, njofton Almakos.
Policia i ka kryer hetimet e nevojshme. Dëshmitarët okularë thonë se janë dëgjuar krisma të mëdha të kallashnikovit, dhe se në lagjen Hasanbeg vazhdojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.







