Xhelili: ‘Sa është çmimi i BDI e PDSH për t’ua plotësuar dëshirat VMRO-së’ - tetova1

Xhelili: ‘Sa është çmimi i BDI e PDSH për t’ua plotësuar dëshirat VMRO-së’


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 28, 2014

Lexuar: 432 herë



Deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili ka reaguar lidhurme me deklarimet e djeshme të përfaqësuesve të BDI-së dhe PDSH-së për sa u përket zgjedhjeve presidenciale. Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar:

’’Pasi që dy partite politike BDI e PDSH në deklarimet e tyre të djeshme na thanë se bojkotimi i zgjedhjeve presidenciale për njërën (BDI) dhe pjesmarrja për tjetrën në to (PDSH) është interes i shqiptarëve do ishte mirë të tregojnë sa është çmimi i uljes në prehrin e VMRO-DPMNE?

Sa është çmimi që njëra plotëson dëshirën e VMRO-së për zgjedhje të parakohshme dhe sa çmimi i tjetrës për ta bërë Ivanovin president ???

Do ju vije dita edhe juve toptan modern së shpejti’’, përfundon deputeti i RDK-së Xhelili.