A do të del BDI me raport si VMRO për realizimin e premtimeve?
Sekretari i RDK-së, Izet Zeqiri në profilin e tij në facebook ka ngritur çështjen nëse BDI do të del me raport si VMRO për realizimin e premtimeve.
Pse Gruevski shiqon në horizonte dhe fletë me numra-UNË E BËRA, UNË ARITA, UNË FITOVA?
Pse shqiptarët shiqojn në fund të vijës dhe flasin pa numra-UNË DO E BËJË, UNE DO TË ARIJË, UNË DO TË FITOJ?
Edhe pse fjala kontroll dhe fjala pushtet ngjallin para së gjithash emocion negativ, qëllimi i kontrollit është pozitiv: të sigurojë se ajo që është ka qenë premtuar planifikuar a eshte realizuar.
Kontrolli përfshin matjen e rezultateve të realizuara me standardet, përcaktimin e devijimeve eventuale ndërmjet asaj që është realizuar me atë që është planifikuar dhe ndërmarrjen e masave korrigjuese. Te shqiptaret nuk ka masa korigjuese, përfundon Zeqiri








