Antikorrupsioni e merr në dorë rastin e Ermira Mehmetit - tetova1

Antikorrupsioni e merr në dorë rastin e Ermira Mehmetit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 18, 2014

Lexuar: 531 herë



Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nesër do ta shqyrtojë çështjen që ka të bëjë me pohimet e Partisë Demokratike Shqiptare për rastin e deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti.

Antikorrupsioni do të japë përgjigje nesër lidhur me ekzistencën e konfliktit të interesave në rastin ku ish deputetja e BDI-së Mehmeti akuzohet se në të njëjtën kohë ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Zëdhënësja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Antonija Andonova për “Plusinfo” ka thënë se do të japin përgjigje gjatë ditës së nesërme lidhur me atë nëse ekziston konflikt interesash në rastin ku ish deputetja e BDI-së Mehmeti akuzohet se në të njëjtën kohë ka qenë edhe këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes.