“Ballistët” do ta mbështesin Shkëndijën edhe në Turnovë
Tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, janë gati të udhëtojnë deri në Turnovë për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen derbi të javës së 26-të të kampionatit të Maqedonisë kundër Turnovës. Një lajm i tillë është postuar edhe në faqen e facebook-ut “E duam Shkëndijën më shumë se fëmijën”, në të cilën është shkruar: “Zyrtarisht: Ballistët udhëtojnë, të dielën, për në Turnovë me dy ose tre autobusë në mënyrë masive për 3 pikë të reja”.
“Ballistët” njihen si ndër grupet më të zjarrta jo vetëm në Maqedoni për mbështetjen që i japin skuadrës së tyre kudo që ajo luan.
Madje, disa ditë më para edhe uebsajti sportiv francez “La Grinta” ka radhitur tifozët tetovar në vendin e gjashtë, duke përfshirë si tifozëri në nivel botërorë. Ndërkaq, 10 mijë tifozët që ndoqën ndeshjen Shkëndija – Renova, patën rastin si rrallë herë të shohin koreografinë e tetovarëve e cila përmbante fushatën “Një Komb, një Kombëtare, një Ligë shqiptare”. /lajm/







