Bujar Osmani: Duam 25 deputet
Pas thirrjes së Nikolla Gruevskit që të fitojë sa më shumë deputetë, që të mos ketë parti të e tjera nëpër këmbë për të arritur qëllimet e veta, një thirrje e ngjashme ka ardhur sot për votuesit edhe nga zyrtarë të BDI-së.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është e qartë se kush do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke aluduar në fitoren e BDI-së.
“Por ne kërkojmë mbështetjen e shqiptarëve për t’i fituar 25 deputetë”, shkruan osmani në Facebook.
Sipas tij, këto nuk do jenë zgjedhje që do përcaktojnë a do fiton pozita apo opozita, se disponimi i qytetarëve shihet qartë.
“Por do jenë zgjedhje që do përcaktojnë se kush do faktorizohet më shumë në qeverinë e ardhshme BDI apo VMRO”, vazhdon më tej ai. “Andaj kërkojmë mbështetje plebishitare të shqiptarëve për 25 deputet për BDI-në”, shkruan Osmani.
Ai më tej ka shkruar se BDI nuk kërkon mandat kundër askujt, por kërkon mandate për t’u bërë pjesë e Europës, për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndër-fqinjësore, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillim ekonomik.






