BE ka përfshirë UEJL në promovimin e Horizon 2020 për Ballkanin Perëndimor
Konferenca e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Hulumtimit dhe Inovacionit e Komisionit Evropian dhe përkrahur nga Ministria e Shkencës së Malit të Zi, i bashkoi ministrat e arsimit dhe të shkencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe disa përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësuesit e disa prej universiteteve të rajonit dhe ekspertë të fushës e projekteve hulumtuese evropiane për të folur si nivelin politik ashtu edhe shkencor për programin Horizon 2020.
Drejtoria e Përgjithshme e Hulumtimeve dhe Inovacionit e Komisionit Evropian e ka përfshirë edhe Universitetin e Evropës Juglindore në ceremoninë e promovimti të programit të saj të fundit. Drejtori i Institutit Shkencor të UEJL-së “Max van der Stoel” Prof. dr. Veton Latifi ishte i ftuar të merr pjesë në këtë konferencë për promovimin e programit të ri shkencor të BE-së Horizon 2020.
Qëllimi kryesor i “Horizonti 2020″ është që nëpërmjet projekteve hulumtuese për të adresuar sfidat për jetën, sigurinë dhe mjedisin si dhe të ndihmojë në përgjigjen ndaj krizës ekonomike duke investuar në projekte shkencore si dhe forcimin e rolit global të BE-së në hulumtimin shkencor, inovacion dhe teknologji. Programi i ri shkencor i BE-së Horizon 2020, do të bazohet në tri shtylla: shkencë, lidership industrial dhe sfidat shoqërore.
Ndër të tjera, ministrja e shkencës së Malit të Zi (Sanja Vllahoviq), ministrja e arsimit dhe sporteve e Shqipërisë (Lindita Nikolla), ministëri i punëve civile të Bosnje-Hercegovinës (Sredoje Noviç), ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Mal të Zi (Aleksandar Vasilevski) , ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Kosovës (Ramë Buja) dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Hulumtim dhe Inovacion të Komisionit Evropian (Volfgang Burtsher), folën në këtë ngjarje dhe mirëpritën pjesëmarrjen aktive të rajonit në Horizon 2020. Pjesëmarrësit kuptuan se në krahasim me programet e mëparshme shkencore të BE-së, Horizon 2020 supozohet të ketë rregulla më të thjeshta, për qasje të universiteteve dhe institucioneve tjera në aspektin e procesit të aplikimit.







