Demaçi: Thaçi ta tërheq kandidatin për president
Adem Demaçi, simboli i rrezistencës së popullit shqiptar në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M, ka komentuar edhe njëherë daljen në zgjedhje me kandidat presidencial të PDSH-së së Menduh Thaçit.
“Ideja e Ahmetit ishet e drejtë. Mua më ka habitur, Menduh Thaçi, të cilin e çmoj, mirëpo më prek paaftësia e tij që ta vlerësojë situatën drejtë”, ka thënë Demaçi.
“Edhe Evropa edhe Amerika duan që gjërat të bëhen me bisedime me marrëveshje dhe të mos cënohet e drejta e asnjë populli. Shqiptarët nuk i kanë votat që ta fitojnë presidentin, por duan që të ndikojnë në vendimet që kanë të bëjnë me pushtetin. Dhe kjo s’ka se si të bëhet ndryshe. Nuk besoj se shqiptarët do të pranojnë ofertën e Thaçit. Ajo është sikur t’i qesish votat për dritare në erë. Ndoshta ai mendon se do të fitojë simpatinë e maqedonasve por edhe ata nuk do të kapen me ata që nuk do të kenë ndikim”.
“Nëse ka kohë dhe aftësi, do të ishte mirë që ta heq kandidatin e tij”.
“Le ta kuptojë se në këtë moment po duhet një bashkim i shqiptarëve që për t’i shtyrë miqtë maqedonas të mendojnë më mirë. Në mënyrë që të gjindet një zgjidhje e cila do t’i bashkojë edhe shqiptarët. “Ka zëra që do të kërkohet edhe ndryshimi i Kushtetuës që në të ardhmen një nga tre pozitat shtetërore t’iu takojë shqiptarëve”.
“Interesat partiake duhet të flaken përtej, nëse duam të shkojmë më tutje”.
“Bota është e interesuar që ta ruajë paqen në këtë pjesë, kështu që unë mendoj që ka kohë”.
“Unë besoj që nuk do ta bëjë këtë Menduh Thaci, nuk i dëshiroj që ai të jetë një humbës që do të humbë krejtësisht”, tha mes tjerash Adem Demaçi.







