Enver Pajaziti largohet nga BDI, do të veproj si i pavarur - tetova1

Enver Pajaziti largohet nga BDI, do të veproj si i pavarur


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 4, 2014

Lexuar: 1 600 herë



Në një komunikatë të lëshuar nga Komuna Bërvenicë, bëhet e ditur se Enver Pajazati tashmë do vazhdojë të jetë në krye te kësaj komune por pa ngjyra politik.

Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e kreut të Komunës së Bërvenicës, Enver Pajazitit:

“Si rezultat i mos prezencës time mbrenda shtetitit dhe situatës që u krijua një javë më parë në opinion, përmes kësaj komunikate dëshiroj të shpreh qëndrimin tim si vijon:
Për arsye morale dhe personale e informoj opinion e gjërë, se prej sot do të jem vetem kryetar i komunës së Bërvenicës pa ngjyra politike.
Duke pasur parasysh specifikat e kësaj komune edhe atë se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale per mua kanë votuar te gjithë shqipëtarët e kësaj komune,rrjedhimisht tash e tutje do tju shërbej të gjithë qytetarëve të kësaj komune pavarsisht orientimeve politike, ashtu sic e kam bërë deri më sot.
Zotohem se deri në fund te mandatit do të punoj me përkushtim dhe me nder per te mirën e te gjithë qytetarëve të komunës së Bërvenicës”.

Përndryshe gjatë javës së kaluar u përfol se Enver Pajaziti ka kaluar në PDSH - në e Menduh Thaçit, por këtë gjë e mohoi vetë Enver Pajaziti.

Pas kësaj edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se “Kryetari i komunës së Bërvenicës nuk e ka vendin në PDSH.
“Epo kjo nuk është aq kollaj. PDSH-ja ka zot shpie i cili vendos kush mund të bëhet pjesëtar i shtëpisë, atë e kam unë. Thonin përpara pleqtë: molla e kalbur se ka vendin mes mollave të shëndosha. Prej kur u bë ajo aq lehtë, funksionarët e BDI-së që janë të ngulfatur në gjynahe deri në hundë apo deri në fyt, që janë të inkriminuar deri në fund, që kanë terrorizuar këtë popull, që janë korruptuar dhe kanë marrë mjete e bukës dhe jetesës të këtij populli, të bëhen aq lehtë anëtarë të PDSH-së, nuk ndodh kjo!”, – ka deklaruar Thaçi.
Përndryshe kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajazit dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kanë lidhur miqësi pasiqë djali i kryetarit të PDSH-së është i fejuar me vajzën e kryetarit të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti.