Fazliu: Pranoj me gjithë qejf të shihemi me Xhaferin në gjyq
Anëtari i PDSH-së Bekim Fazliu ka thënë se pranon të shihet në gjyq me ministrin e Mbrojtjes Talat Xhaferi, një ditë pasi ky i fundit paditi këtë zyrtar të partisë së Thaçit.
“E kuptojmë plotësisht shqetësimin e BDI-së, Talatit, Ermirës, dhe të tjerëve që janë në radhë, pasi që për herë të parë në mënyrë të dokumentuar dhe me fakte po zbulohet korrupsioni i tyre.
Talat Xhaferi, një veprim i qëlluar, pra pranoj me gjithë qejf të shihemi në gjyq dhe apeloj deri tek gjykata që ky proces të filloj sa më parë dhe të përfundoj deri sa ju jeni në pushtet, pra para 27 prillit, pasi që kemi edhe shumë çështje tjera që presin të zbardhen!
Por mos mendo se me këtë mënyrë do ta ndaloni zbulimin e korrupsionit në radhët tuaja! Kjo është metoda e vetme që shqiptarët të shohin se sa thellë janë zhytur në korrupsion këta që sot thirren në emër të shqiptarëve!”, ka theksuar Fazliu i PDSH-së.







