Fletorja e një ylli në ngritje
Kryesuesja e Këshillit Komunal të Komunës së Zhelinës, 22 vjeçarja nga fshati çiflik , Arijeta Rexhepi, nuk është një yll kinematografije, por është vetë përpjekja e mishëruar me guximin për të përmirësuar jetën dhe zgjidhur hallet e bashkqytetarvë të saj. Tani më sytë edhe të skeptikëve janë hedhur plotë shpresë për të ndërtaur së bashku një të ardhme më të mirë.
Një fletore shënimesh në tavolonën e punës është elementi që më pak vërehet në një zyrë të rregulluar mire, ku gjithçka është vendosur me shije dhe pragmatizëm . Dollapët e mbushur me dokumente, letra dhe libra i bëjnë karshillëk murit me kalendar, orare dhe agjenda të ndryshme. Në fletore shënohen vizitat e ndryshme të qytetarëve, delegacioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Aty përditësohen dertet dhe hallet e banorëve të komunës të Zhelinës. Në këtë zyrë punon kryetarja e këshillit komunal të Komunës së Zhelinës. Arijeta Rexhepi është vetëm 22 vjeçare dhe ka guxuar të pranojë detyrën mjaftë sfiduese politike, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me qytetarët. Guximi dhe përkushtimi i saj të befason. Ajo ka pasion shkencat politike por hoqi dorë nga bursa nga Universiteti prestigjioz i Gjermanisë, vetëm për të bërë detyrën që ka filluar vitin e kaluar.
”Ne kërkuam besimin e qytetarëve dhe ata na e dhanë , tani është koha që ne të dëshmojmë punën dhe të realizojmë programën zgjedhore” thotë kryetarja e parë femër e këshillit në komunën e Zhelinës , Arijeta Rexhepi. Besimi i saj në atë që bënë është shumë bindëse. Ajo vetëm sa ka përfunduar karvanin e vizitave nëpër vendbanimet dhe fshtrat e kësaj komune pë të riorganizuar dhe themeluar Forumin Rinor. Vajza nga fshati çiflik tanimë ka veshur fanellën blu me llogo të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe shpërndan shpresë për regrutim dhe përmirësimin e jetës dhe standartit jetësor të rinisë. “Ne mishërojmë frymën e pranverës studentore të 81-shit, 91-shit dhe 2001-shit. Ne kemi nderin të hapërojmë së bashku me protagonistin e këtyre ndryshimeve me z. Ali Ahmeti për të vazhduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Së bashku do të arrijmë” thotë ajo në njërën nga këto vizitat. Për befasinë e të gjithëve ajo në çdo takim dhe vizitë e merr fletoren e shënimeve të zyrës, ku shënohen hallet e qytetarvëe. Fletoren për të cilën braktisi edhe bursen prestigjioze ku vetëm 40 studentë nga e gjithë bota kanë mundësinë që t’u plotësohet ëndërra.
Fjalimet e saj me qytetarët mbajnë një thirrje që së bashku të ndryshojnë , fjalimet nuk janë premtime por një lloj kushtrimi i lehtë. Ajo thotë së bashku të kultivojmë bujqësinë, blegtorinë të sigurohet kushte tregu ku do të mund të shiten produktet bujqësore. Ajo gjithmonë thotë se duhet të krijohen kushte që mërgimtarët të kthehen me investimet e tyre këtu e jo rinia sytë e shpresë t’i mbajë jashtë vendit. Organizimi i manifestimve dhe aktiviteve sportive dhe kulturore është përpjekje stimuluese në diskursin e kësaj vajze të re dhe të bindur se Gjermania dhe Zvicra duhet të krijohet këtu e jo të rinjtë të shkojnë atje.
Nuk janë të vogla përpjekjet për të riorganizuar edhe forumin e gruas në këtë hapësirë. Ajo vazhdimisht thekson rolin e gruas në shoqëri . Rolin e gruas në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në emancipimin e shoqërisë.
Ajo brengat dhe nevojat e e përditshme që shënon në takimet me qytetarët i diskton përzgjidhje me kryetarin e komunës, me funksionarët dhe drejtuesit e institucioneve përkatëse. Nuk e humb shpresën edhe pse rallë këto kërkesa janë zgjidhur ashtu sic dëshirojnë hallexhinjtë.
Derisa vitin e kaluar në sfidën për zgjedhje lokale Arijetën bashkëqytetarët e saj e shihnin vetëm si një studente e 10-ve, si nxënsja më e mirë e Gjimnazit dhe një student përplotë miëtrnjohje si nga fakulteti ashtu edhe nga seminaret ndërkombëtare, apo si anëtarja më e mirë e vitit 2010 në këndin Amerikan, tani ata kanë filluar të vlerësojnë përpjekjen e saj vetëmohuese për të ndryshuar jetësën, ekonominë dhe zhvillimin e gjithëanshëm të bashkëqyteravë të saj. Edhe disa nga më skeptikët dhe ata që flisnin me ironi, tani më thonë, vërtetë Arijeta punon më me përkushtim se burrat për të zgjidhur hallet tona, ajo dëgjon hallet tona dhe mandej kudo që shkon mundohet të gjej zgjidhje.
Arijeta tani më është shndërruar si një storje besimi dhe suksesi në një vendbanim gjysëm rural. Ajo është duke u ngjitur në skenën politike së bashku me hallet e qytetarëve duke kërkuar zgjidhje. Tani të gjithë besojnë se ajo kudo që shkon së bashku me fletoren e halleve të qytetarvëe të cilën ajo e ruan me përkushtim, pa na mundësuar që ta lexojmë. “Ishalla një ditë fletorja do të shëndërohet në vepra, me ndihmën e zotit dhe BDI-së dhe vetë qytetarëve”, theksoi ajo.






