Gjitha rrugët çojnë te stadiumi - tetova1

Gjitha rrugët çojnë te stadiumi


Kategoria: Sport

Postuar më: Die, Mar 2, 2014

Lexuar: 1 313 herë



Sot të gjithë rrugët e Tetovës do të cojnë ka stadiumi i qytetit në Tetovë, ku Shkëndija do të përballet me Makedonija Gj.P.
Duke ditur ndryshime e mëdha që ndodhën në përbërjen e skuadrës. Nga ekipi u larguan disa lojtarë, ndërsa në vend të tyre u sollën emra cilësor që pritet të jenë shtylla të rëndësishme të ekipit ‘kuqezi’. Tetova tani më disa ditë është nën ethet e kësaj përballeje, euforia në mesin e tifozëve ështe e pranishme me ditë të tëra, ndërsa të gjithë mezi presin të shohin në vepër performansën e kësaj ‘Shkëndije të re’.

Ekipi i përgatitur për fitore
” Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, skuadra jonë duhet të jetë mjaft serioze, mjaft profesionale për të vlerësuar ndeshjen dhe për faktin se në klasifikim nuk jemi në pozita shumë të mira dhe kjo shton akoma më shumë rëndësinë e këtij takim”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Ballistët të armatosur me tifozllëk
Grupi i tifozëve “Ballistët” si duket janë mobilizuar deri në dhëmb për këtë ndeshje. Ata gjatë ditëve të kaluara kanë bërë përgatitjet maksimale që në stadium të jenë lojtari i 12 i ekipit “kuqezi”. “NUK BESOJMË SE DIKUSH QË ËSHTË BASHKANGJITUR NDONJËHERË ME NE DHE TANI TË MOS JETË PREZENT !
BILE PËR ATË, SONTE NUK KA AS GJUM !
KA ARDHUR KOHA E DUHUR, MOMENTI I SHUMPRITUR DHE FAKTI QË NA JEP VULLNETIN JASHTË NORMALES !
ARMATA KUQEZI E SHFRYTËZOI KËTË, JO VETËM PËR TË PREGADITUR NJE SPEKTAKËL MADHËSHTORË, POR EDHE PËR TË VULOSUR SHENJA NË HISTORI !
KREJT KJO LE TË MBETET PËR TU SHIJUAR, KURSE PAS FESTËS DO TË NGELET KUJTIMI, PËR ATA, QË SYRI ME ZEMRËN DO TA PËRJETOJË ATMOSFERËN NGA AFËR !” shkruajnë Ballistët në Facebook.