Ismail Beluli, kandidati për deputet i BDI-së për Evropën - tetova1

Ismail Beluli, kandidati për deputet i BDI-së për Evropën


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 3, 2014

Lexuar: 744 herë



Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të garojë në Njësinë Zgjedhore për Evropën, me kandidatin Ismail Beluli.

Ismail Beluli, gostivaras që jeton dhe vepron në Zvicër, është jurist dhe pronar i Agjencionit Durmo Tours. Me këtë vendim, BDI nis dhe zyrtarisht procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

E drejta për votim e diasporës, dhe mundësia për përfaqësim parlamentar i mërgimtarëve shqiptarë nga Evropa dhe nga SHBA, ka angazhuar seriozisht partinë e Ahmetit.

Që nga e shtuna, tre krerët e komunave shqiptare, Çair, Kërçovë dhe Dibër, ndodhen në SHBA për takime me mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në kontinentin amerikan. Zoti Mexhiti, zoti Dehari dhe zoti Lata do të qëndrojnë për disa ditë në të gjitha qytetet ku jetojnë mërgimtarët e shkuar prej vitesh në Amerikë.