Ja bartësit e listave për deputet të PDSH-së
Në konventën e PDSH-së që sonte u mbajt në Tetovë, janë bërë të ditur edhe bartësit e listave të deputetëve për zgjedhjet e 27 prillit.
Në njësin zgjedhore nr. 1: Bekim Fazliu
Njësia zgjedhore nr. 2: Orhan Ibrahimi
Njësia zgjedhore nr. 5: Zija Jonuzi
Njësia zgjedhore nr. 6: Menduh Thaçi
Me këtë përzgjedhje, duket se lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i ka bërë goditjen më serioze kryetarit të Komunës së Strugës, Zijadin Sela, i cili edhe nuk ka marrë pjesë në këtë konventë.
Dega e Strugës bojkotoi pjesëmarrjen në konventën e PDSH-së, ku u promovuan listat e kandidatëve për deputet dhe ai presidencial.
Hapi i tillë i degës së Strugës vjen pasi Kryesia Qendrore e PDSH-së nuk mori parasysh vendimin e degës për tërheqjen e kandidatëve në njësinë zgjedhore numër 5, raporton Almakos.
Çaste më parë në Konventën e PDSH – së në Tetovë si kryesues i listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në njësinë numër 5 i PDSH – së ka folur Zija Jonuzi, kandidati që kundërshohet ashpër nga dega e PDSH – Strugë.
Në foto bartësi i listës në njësin 5, Zija Jonuzi







