Ja kushtet që partitë e ”vogla” duhet t’ja kërkojnë BDI-së - tetova1

Ja kushtet që partitë e ”vogla” duhet t’ja kërkojnë BDI-së


Kategoria: Opinione

Postuar më: Mar, Mar 4, 2014

Lexuar: 1 764 herë



Arsim Zekolli
Partite e “vogla” nuk duhet automatikisht të hedhin poshtë kërkesen e BDI për përkrahje gjatë zgjedhjeve parlamentare. Përkundër faktit që këtë ofertë të vonuar nuk duhet aspak konsideruar si ndonjë politik kombëtare në interes të shqiptarëve, ashtu si metojne ta prezentojne zyrtaret e BDI-se, por si pjesë e inzhinjeringut të përpiluar nga VMRO-DPMNE për tu implementuar nën mbulesë të “politikes patriotike” të Ahmetit.
Partite e “vogla” megjithate duhet te marrin ne “konsiderate” oferten e Reçicës dhe ndaj te njejtes te pergjigjen me kushte konkrete qe do mundesojne nje bashkepunim te tille. Kushtet e tilla duhet te perfshijne:
– Gatishmerine, garanca dhe efektuimin e BDI per te larguar nga lista e kandidateve te gjithe deputetet e deritanishem te kesaj partie, dhe te njejtit te zevedesohen me kuadro te reja nga kjo parti “e madhe”.
– Gatishmerine, garanca dhe efektuimin e BDI qe asnjeri nga grupi i tanishem parlamentar i BDI dhe nga ministrat e deritanishem te BDI nuk do emerohet ne asnje poste te eshalonit te pare, te dyte dhe te trete. Me theks te vecante mbi Musa Xhaferin, Abdylaqim Ademin, Rafiz Alitin, Teuta Arifi, Fatmir Besimin, Bujar Osmanin etj.
– Gatishmerine, garanca dhe efektuimin e BDI qe te menjehere te shkarkon zyrtaret e BDI-se nga postet drejtuese ne MRTV dhe redaksite ne gjuhen Shqipe, dhe te njejtit te zevendesohen me kuadro profesionist dhe te pavarur me pelqim konsensual nga partite e “vogla”.
– Garanca dhe “bese” se BDI nuk do pranon kyqje ne Qeverine e re te Gruevskit, pa pajtim dhe miratim paraprak publik nga partite e “vogla”.
Gjithsesi, vullneti i BDI per te pranuar keto qendrime te partive te “vogla” do sherbente si deshmi konkrete para qytetareve Shqiptar se politika e BDI vertet synon unifikimin e politikave Shqiptare. Bashkepunimi sipas kushteve te propozuara do deshmonte se Ali Ahmeti me shum vlereson unifikimin politik se sa interest parciale dhe personale te funkcionareve te vet qe perfituan aq shum gjate 12 viteve qeverisjeje. Dhe perfundimisht, pranimi i kushteve do deshmonte para opinionit se per BDI interesi kombetare eshte me i rendesishem se intereset ego-partijake dhe se ne BDI ka mjaft kuadro te ri dhe te gatshem per te zevendesuar personalitetet qe per keto 12 vite qendronin ne krye te partise se Ali Ahmetit. /12min.mk/