PDSH me Thaçin, Fazliun, Ibrahimin dhe Jonuzin si bartës liste do të tentojnë ti fitojn zgjedhjet - tetova1

PDSH me Thaçin, Fazliun, Ibrahimin dhe Jonuzin si bartës liste do të tentojnë ti fitojn zgjedhjet


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Mar 9, 2014

Lexuar: 1 472 herë



Asambleja Qendrore e PDSH-së sot në ndërtesën e komunës së Tetovës mbajti seancë për përpilimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, njofton Televizioni Koha.

Sipas disa burimeve Televizioni Koha mëson se në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste do të jetë kryetari i partisë z. Menduh Thaçi i ndjekur nga nënkryetari Ernad Fejzullahu, Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi etj.

 

Menduh Thaçi

Në njësin numër 1 bartës liste do të jetë deputeti aktual Bekim Fazliu i ndjekur nga ish kandidati për kryetar komune në Çair Muhamed Thaçi.

 

Bekim Fazliu

Në njësin numër 2 bartës liste do të jetë deputeti aktual Orhan Ibrahimi i ndjekur nga ish kandidati për kryetar komune në Likovë Murtezan Idrizi.

 

Orhan Ibrahimi

Në njësin numër 5 bartës liste do të jetë Zija Jonuzi i ndjekur nga Idri Istrefi.

 

Zija Jonuzi