K.K. “Shkumbini” me sukses e përfundoi turneun “Gazi Baba Open 2014” - tetova1

K.K. “Shkumbini” me sukses e përfundoi turneun “Gazi Baba Open 2014”


Kategoria: Sport

Postuar më: Die, Mar 30, 2014

Lexuar: 380 herë



Karateistët e Shkumbinit nga Tetova kanë marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 650 garues nga Bullgaria Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia e të tjerë.

Vendin e parë e ka zënë Bujar Idrizi (makivara 9 vjeç), ndërsa në vendet e dyta kanë dalë: Blerina Xhemaili (makivara, 7 vjeç), Emira Rexhepi (Makivara, 8 vjeç), Lorik Idrizi (makivara, 8 vjeç), Arbenita Ameti (14-15 vjeç, kumite, -47 kg) dhe Ilir Mehazi (14-15 vjeç, kumite, -63 kg). Vendet e treta i kanë fituar: Amar Aliu (makivara, 9 vjeç), Enver Ismaili (10-11 vjeç, +45kg), Drilon Bakija (12-13, -45 kg) dhe Arlind Mustafa (12-13, kumite, +55 kg).

Pjesëmarrës ishin edhe Betim Xhemaili, Amir Rexhepi, Altin Abdurahmani,Vigan Xhabiri, Enes Cakri, Ibrahim Alija, Amir Salihi, Zerina Jusufi, Andi Neziri, Alimr Zeqiri, Berzat Salihi, Blerond Baftjari, Amr Zeqiri Sudejs Selmani dhe Ensar Osmani.
“Jam i kënaqur nga paraqitja jonë edhe pse fëmijët pritën një kohë të gjatë dhe nuk ishin në gjendje shumë të mirë pr garim. Shpresojmë se në turnet tjera do të kemi edhe më shumë suksese”, tha trajneri i KK Shkumbini, Ylber Rexhepi, i cili për ndihmës pati Hirmet Osmani dhe Naim Idrizi