Kafshohet fëmija 6 vjeçar nga qeni endacak
Një fëmij gjashtë vjeçar nga Toplica e Gostivarit ka përfunduar në spital, përshkak të kafshimit nga një qen endacak.
Sipas policisë fëmija është sulmuar gjatë orëve të mbrëmjes përderisa shëtitej me biçikletë në njërën nga rrugët e fshatit.
Qeni ka kafshuar fëmijën në këmbën e majtë, dhe më pas fëmija ka marrë lëndime edhe në kokë dhe trup kur është rëzuar nga biçikleta.
Fëmija menjëherë është dërguar në spital ku i është bërë intervenim mjekësor dhe më pas është lëshuar për mjekim në shtëpi.
Gjatë një viti ndodhin afërsisht 70 deri në 100 kafshime nga qeni në rajonin e Pollogut, dhe kryesisht kafshimet ndodhin nga qen endacak.
Ky është një problem shumëvjeçar në Tetovë dhe Gostivar por që komunat ende nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje. /Tetova1/







