Këshilli i komunës së Gostivarit injoron helmimin e nxënësve
|
Në senacën e 9-të të këshilit të komunës së Gostivarit, këshilltarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare ka kërkuar që rendi i ditës të plotësohet edhe me tri pika të reja.
RDK propozon nxjerrjen e konkluzionit për helmimin e nxënësve të shkollës së mesme ekonomike komunale, ndryshimin e emrave të rrugëve në territorin e komunës së Gostivarit, si dhe uljen e çmimit të ujit të pishëm.
Megjithatë asnjë nga propozimet nuk u pranua nga ana e këshillit të komunës së Gostivarit. Madje as propozimi për ndryshimin e çmimit të ujit të pishëm nuk u pranua të diskutohej edhe pse vetëm brenda pak kohësh çmimi i ujit të pishëm është rritur me 100%.
Arsyetimi pse u refuzuan propozimet ishte se këshilltarët e RDK-së tentojnë të bëjnë politikë nëpërmes këtyre tri pikave të rendit të ditës, atëherë këshilltarët e RDK-së vendosën të mos diskutojnë për asnjërën pikë të rendit të ditës. Në këtë mënyrë i gjith debati prej 35 pikëve të këshillit të komunës së Gostivarit përfundoj për vetëm një orë.







