Kim Mehmeti: BDI do i ofrojë RDK-së koalicion parazgjedhorë!
Sipas analistit politik Kim Mehmeti, BDI tani do u kthehet shqiptarëve dhe nisma e parë që do ua ofrojë atyre, do mund të jetë, për shembull, koalicioni parazgjedhorë me RDK-në.
“Duhet pranuar se BDI-ja ndershëm i kryen detyrat e marra nga VMRO-ja: sot e dorëzoi nismën për zgjedhje të parakohshme parlamentare! Tani ajo do u kthehet shqiptarëve! Dhe nisma e parë që do ua ofrojë atyre, do mund të jetë, për shembull, koalicioni parazgjedhorë me RDK-në! Me çka do na bëjë të mendojmë se i është hidhëruar keq VMRO-DPMNE-së, me të cilin realizoi shumë projekte, përfshi edhe atë më ‘madhështorin’ me Car Dushanin në të, atë që përfundimisht e deshqiptarizoi dhe e shfytyroi kryeqytetin e Maqedonisë – ‘Shkupi 2014’!” , shkruan Kim Mehmeti në faqen e tij në facebook.
/tetova1/







