Koalicioni eventual, RDK-DR-PPD me 6 deputet - tetova1

Koalicioni eventual, RDK-DR-PPD me 6 deputet


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 11, 2014

Lexuar: 938 herë



Edhe pse vazhdimisht lideri i RDK-së Rufi Osmani dhe ish lideri i DR Imer Selmani kanë kërkuar që të krijohet blloku i unifikimit të votës shqiptare, kjo nuk është marrë parasysh nga ana e dy partive më të mëdha BDI dhe PDSH.
Sipas analistëve dhe njohësve të mirë të rrethanave politike në vend, nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh nga ana e dy partive më të mëdha politike shqiptarë, shumë shpejt mund të krijohet një bllok I tretë opozitar mes RDK-DR-PPD, njoftojnë burime për Agjencinë e lajmeve sq.kurir.mk
Siç mëson sq.kurir.mk nga burimet këtyre partive, edhe pse nuk ka pas ndonjë bisedë rreth një gjëje të tillë, ajo mund të ndodhë shumë shpejtë, sepse këto tre parti peshojnë tek elektorati rreth 60 mijë vota.
-Nuk kemi pas takime të tilla por evidente është se nëse arrihet ndonjë bashkim I partive politike cilado të ishin ato, sigurisht se sasia e votave do të rritet dukshëm, dhe kjo mund të sjellë kualitet, pohojnë për sq.kurir.mk burime anonime nga RDK dhe DR.
Sipas zyrtarëve të tre partive një koalicion eventual RDK-DR dhe PPD tek elektorati do të arrin të tërheq diku afro 60 mijë vota, që nëse shëndëroheshin në numra të deputetëve do të thotë 6 deputet.
Të njëjtat burime për sq.kurir.mk pohojnë se sipas matematikave RDK do të peshonte mbi 25 mijë vota, DR diku rreth 20 mijë votave dhe PPD 10 deri në 15 mijë. Dhe numrat duheshin të ndahen tre deputet për RDK-në, dy deputet për DR-në dhe 1 apo 2 për PPD-në.
Në njësin e parë dhe të dytë zgjedhore ky koalicion do të mere minimum nga 1 deputet, në njësinë zgjedhore 5 do të mareshte një deputet dhe në njësinë e 6 zgjedhore do të arrinin të marrin 3 deputet.